
Një nga hapësirat më ikonike të Tiranës, Parku Rinia, vazhdon të jetë një destinacion i dashur për qytetarët, duke ofruar gjelbërim, hapësira rekreative dhe një ambient të këndshëm për të gjitha grupmoshat.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video ku thekson transformimin e këtij parku nga një zonë e mbushur me kioska dhe lokale pa leje në vitet 2000, në një mjedis të pastër dhe të organizuar për familjet, fëmijët dhe madje edhe kafshët shtëpiake.
“I rigjallëruar në fillim të viteve 2000, nga një kënetë me kioska e lokale pa leje, në një park të gjelbëruar, 5 vjet më parë menduam ta transformonim në një hapësirë më rekreative, me kënde çlodhëse, lojëra për fëmijë dhe mjedise të përshtatshme për kafshët. Krenar që i dhamë jetë një prej parqeve ikonike të Tiranës! ”, shkruan Veliaj.
