Prej disa ditësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në vizitë zyrtare në Washington ku është takuar së fundmi me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Ai ka ndarë disa foto me Palmer në rrjetet sociale.

Ai është shprehur se po përqpiqej të bashkëpunonte me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet simotra të Tiranës.

“Shumë i lumtur që takova Zv/Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Washington, DC! 🇦🇱❤️🇺🇸

Qytetet janë një platformë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe inovacioni. Po përpiqemi që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra, teksa përgatitemi për #EuropeanYouthCapital2022”, ka shkruar Veliaj në Twitter.