
Enkel Demi humbi sot vëllain e tij, Saimir Demi, gazetar i njohur sportiv.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari shprehet se i vetmi ngushëllim që ka është fakti që ai nuk vuajti dhe iku i rrethuar nga njerëzit e tij dhe nga mjekët.
“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”, shkruan ai.
