Erion Murataj PSD

Nuk kanë të ndalur suprizat në Ferma VIP 2. Pas Nur, ishte radha e Danelës që të surprizohej.

Luana: Si kanë qenë këto ditë pas Prime?

Danela: E kam përjetuar pak keq, kam qarë gjithë ditën. Por e kalova ditën e Pashkëve.

Luana: Je shumë në rregull, për mos ju kthyer më?

Danela: E kam mbyllur të premten.

Luana: Po nga droni sot?

Danela: Mora forcë.

Luana: E di nga kush ka ardh?

Danela: Jo se kam idenë.

Luana: Do vish me mua Danela?

Danela: Nuk kam dëshirë të flas me njërëz që nuk dua t’i tkaoj.

Ajo ka rrëfyer një histori shumë të veçantë në Ferma VIP. Ajo tha se ka humbur një vëlla një vit para se të lindte, dhe se vëlali i saj ka qenë Dragua, nga ata njerëz që legjendat flasin se lindin me flatra.

Një vit para se të lindja unë kam humbur një vëlla. Për atë thonë që ka qenë Dragua, ka qenë me flatra. Mami im e ruante shumë që mos e shihnin njerëzit, por në fund ai humbi jetën në një aksident. Thonë që edhe emrin tim ai ma ka vënë, i ka dalë mamit në ëndërr dhe ka thënë që është vajzë. Mami nuk e përjetoi shumë mirë këtë situatë dhe pas disa kohësh ndërroi jetë. Babi u martua sërish, por unë nuk e doja atë grua. Por ajo u tregua burrneshë dhe na rriti. Ajo na lindi dhe një vëlla, Alesion, të cilin unë e dua shumë shumë”, tregoi Danela

Më tej ajo rrëfeu edhe një hsitori ku tha se dikur ka qenë e fejuar me mbelsëri.

Në moshën 14 vjeçare babi im më fejoi me mblesëri. Me atë djalin kam bashkëjetuar 8 vite, deri sa vendosa të ikja. Ika në Napoli fillova punë në bujqësi. Më pas ika në Maltë, për tre muajn mësova anglisht, aty takova një njeri që më tha je shumë e bukur për të punuar kamariere. Më pas ju futa botës së modelingut”, rrëfeu më tej Danela.

Ndërsa e pyetur se për kë e ka marrë malli ajo tha për vëllain e saj të vogël Alesio, i cili ishte edhe surpriza e saj.

Nuk kanë munguar lotët e gëzimit, ku jo vetëm historia por edhe takimi motër e vëllai ishte mjaft emocionues.