Këngëtarja e njohur për publikun, Elvana Gjata, ka publikuar mbrëmë këngën e saj më të re, e cila vjen si një bashkëpunim me motrën e saj, Migena Gjata.

Kënga titullohet “Vendi im” dhe vjen mjaft e ndjerë e melankolike për dëgjuesin.

Producent i saj është Darko Dimitrov, ndërsa muzika dhe teksti janë realizuar nga Pirro Çako. Kujtojmë se javë më parë Elvana publikoi albumin me emrin “Çelu”.

7 këngët e këtij albumi janë të ilustruara edhe me videoklipe, të cilat Elvana i ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”. Ballkanweb