Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD.
Ai i ka bërë thirrje simpatizantëve dhe anëtarëve të PD të jenë në lartësinë e misionit për shpëtimin e Shqipërisë dhe mbrojtjen e pluralizmit.
Berisha ka lajmëruar se sot PD është më e fortë dhe se hapi i radhës do të jetë mbledhja e forumeve dhe marrja e vendimeve për të vijuar fuqishëm misionin e opozitës.
“Çdo gjykatës me integritetin minimal kur para tjetrin deklaronte se nuk kam qenë palë, mbyllte procesin e nuk vijonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Ramës për të ndëshkuar opozitën.
Vendimi vjen kur opozita është e angazhuar në një revolucion paqësor demokratik, me të cilën është betuar të përmbysë monizmin e Ramës, tu rikthejë shqiptarëve votën e lirë.
U bëj thirrje anëtarëve të PD dhe simpatizantëve të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik, të shpëtimit të pluralizmit, të demokracisë dhe Shqipërisë.
Cdo shqiptar sot më shumë se kurrë pret nga guximi e qëndrimi ynë realizmin e këtij misioni. Kam besim se sic kapërcyem me mënyrën më të vendosur e legjitime të gjitha kurthet e përpjekjet për agjësimin tonë, do kapërcejmë cdo pengesë. Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh të diktosh me 3 gjykatës që i detyron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaj, të bën të jesh njëlloj si babai e daja jot biologjik, xhelat i lirisë dhe meriton cdo ndëshkim. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë forumet këto ditë mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor asgjësues të shpallur nga narkoshteti e do marrë vendimet e duhura për të vijuar misionin në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.