Punonjësit e administratës shtetërore në të gjitha sektorët të cilët kanë punë përpara kompjuterit, do të duhet të bëjnë pushime çdo dy orë.

Ky është vendimi i qeverisë greke i marrë këtë të hënë.

Mediat greke shkruajnë se nëse kjo praktikë nuk aplikohet, punonjësit kanë të drejtë të ankohen në institucionet përkatëse, ose të dakordësohen dhe të marrin pagesë ekstra.

Gjithashtu ky vendim i qeverisë do i detyrojë të gjithë drejtuesit e sektorit shtetëror që të planifikojnë oraret e punës në mënyrë që çdo person të ketë mundësi të pushojë për 15 minuta pas çdo dy orësh punë.

panorama