Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këtë të enjte ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për kryebashkiak dhe subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij është shprehur se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki,  si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Sipas shortit, Koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë numri 1 në fletën e votimit, Partia Socialiste  e Shqipërisë do të jetë numri 2 dhe e treta në renditje në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit do të jetë Partia Agrare Ambientaliste.

Më pas renditja vijon me numrin 4-Partia Republikane, 5-Partia Lëvizja e Legalitetit, 6-Partia Demokracia Sociale, 7- Aleanca Agrare e Djathtë, 8-Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 9-Partia Demokratike, 10-Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 11-Fryma e Re Demokratike, 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Vijon…