Nga breshëria e plumbave të zbrazur në drejtim të të rinjve, makina e tyre shpërtheu në flakë duke shkrumbuar totalisht Brilant Martinajn dhe Arbën Hoxhën.

Diklen Vata, i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme të makinës me sa duket nuk u prek nga breshëria e plumbave dhe ka tentuar të largohet. Por autorët pasi e kanë parë të gjallë, janë rikthyer duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 60 gëzhoja plumbash. Plumbave nuk i shpëtuan as barrierat ndarëse të rrugës, të cilat ishin bërë shoshë.

Autorët pasi kryen krimin, dyshohet se në fshatin Larushk dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën edhe 3 armë.

Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit. 23-vjeçari dyshohet si ekzekutor i dy policëve, efektivit të FNSH, Xhuliano Prel anë dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal

Policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona të cilët mund të kenë informacione për ngjarjen, ndërkohë që ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me ngjarjen dhe autorët e krimit që tronditi vendin./Abcnews