Rita Ora ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, Verën Kjo e fundit, javën e kaluar ishte e ftuar speciale në “Fem Fest, në Tiranë, ku mbajti një fjalim fuqizues për gratë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Vera ka dhënë një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në të cilën ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj. Sigurisht, nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Ritën.

Nëna e saj tregoi se këngëtarja është shumë e hapur me të kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

“Po, Rita është shumë e hapur, nganjëherë i them ‘too much information (shumë informacion). Po e kemi një raport shumë të mirë. Ajo është shumë e afërt me mua edhe me motrën (ato udhëtojnë së bashku). Mirëpo po shumë është e thjeshtë, direkte, e sinqertë edhe e tregon veten. Unë i them avash – ‘Por përse?’ më thotë. Shumë kemi një raport të hapur, jam e lumtur sepse ajo i pranon këshillat”, u shpreh Vera.

Kujtojmë që Rita kohët e fundit po përflitet në mediat rozë për shkak të lidhjes së saj me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. Madje, thuhet se ajo e ka prezantuar edhe me familjen.