Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në gjithë territorin e Kosovës, duke përmbytur dhjetëra shtëpi e biznese dhe duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në dy komuna.Për shkak të situatës, është shtyrë fillimi i procesit mësimor në shkollat e zonave më të goditura.
Një nga vatrat kryesore të krizës është Komuna e Rahovecit, ku niveli i ujit ka hyrë në banesa dhe ka dëmtuar rëndë infrastrukturën familjare.






