Më parë Electronic Arts kishte konfirmuar se ky version do të publikohej në muajin shtator, por nuk kishin përmendur një datë të saktë. Anëtarët e EA Play dhe përdoruesit që kanë bërë pre-order çfarëdolloj versioni të lojës do të fitojnë akses më të shpejtë në këtë lojë.

Grubb shpërndau gjithashtu dhe disa informacione të tjera në lidhje me Hazard Zone, e cila do të bazohet rreth misioneve në grup ku do të mblidhet informacion, ndërkohë që luftojnë kundër lojëtarëve të ekipeve të tjera dhe kundërshtarë AI. Në këtë modalitet, lojëtarët nuk do të kenë aftësinë të ringjallen.

Në Escape from Tarkov, lojëtarët duhet të shkojnë në pikën e daljes të caktuar në hartë pasi të kenë luftuar me kundërshtarët realë dhe AI për të shpëtuar bashkë me plaçkën e grumbulluar.

Standard Edition i Battlefield 2042 pritet të lançohet në 22 tetor me çmimin $59,99 në Xbox One, PS4 dhe PC, ndërkohë që për Xbox Series X/S dhe PS5 çmimi do të jetë $69,99.