Community Manager of Beta operations ka treguar përmes forumit Samsung Members se kompania nuk do të sjellë një version të 5-të beta për One UI 4.0. Samsung do të rregullojë të gjithë bugs kritike që gjenden në versionin e 4-t beta dhe më pas do të prezantojë një version të qëndrueshëm të One UI 4.0 për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Megjithatë kompania nuk ka dhënë asnjë datë zyrtare se kur ky update mund të vijë.

Me shumë mundësi ky version i qëndrueshëm do të prezantohet në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Versioni beta i One UI 4.0 është publikuar dhe në smartphone-t më të vjetër si seritë Galaxy Note 20, S20, Z Flip 3 dhe Z Fold 3.

One UI 4.0 do të vijë me një dizajn të rinovuar, performancë të përmirësuar dhe siguri të rritur.