Ky remaster vjen me kualitet 4k dhe widescreen resolution support, modele të përmirësuara, ndriçim dinamik, anti-aliasing, depth of field dhe një soundtrack të ri nga Trent Reznor, i cili ka kompozuar dhe soundtrack-un original.
Quake remake
Zhvilluesit e lojërave modern Wolfenstein kontribuan me dy expansion packs tërësisht të reja të quajtura Dimension of the Machine dhe Dimension of the Past. Bethesda e përshkruan pakon e parë të MachineGames në këtë mënyrë: “Në thellësitë e labirintit gjendet bërthama e përbërë nga llava dhe hekuri që njihet si The Machine. Lufto përtej kohës dhe hapësirës kundër forcave të liga për të bashkuar fuqinë e makinës së fjetur dhe për të hapur portalin që fsheh rrezikun më të madh që njeh historia. Shaktërroje atë, para se ajo të na shkatërrojë të gjithë ne.”
quake remake
Quake nuk mund të jetë Quake pa disa miq, prandaj versioni i ri vjen me një modalitet online dhe local split-screen për ko-operim deri në 4 vetë. Modaliteti multiplayer me kundërshtar mbështet ndeshjet me 8 lojëtarë. Gjithashtu tashmë gjendet një server support i dedikuar për miqtë që luajnë në platforma të ndryshme.