Veshja e Anxhela Peristerit në Eurovizion ishte një nga më të përfolurat për shkak se ishte e ngjashme me një fustan të këngëtares Beyonce vite më parë. Deri më sot ajo nuk kishte folur për këtë por duket se ka thënë më në fund mendimin e saj për të gjitha fjalët që ka dëgjuar.
E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Anxhela Peristeri tha:
“Ishte dizenjuar enkas për këtë performancë dhe për mua është një ndër veshjet më të bukura që kam veshur dhe nuk e kam thënë vetëm unë. Tani kush e ka mendimin e kundërt, pyll pa derra nuk ka, kështu që nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Krahasojnë ua si Beyonce, si Jennifer Lopez. Beyonce është yll ndërkombëtar. Sigurisht që më bëhet qejfi të më krahasojnë me Beyonce në veshje, se sigurisht që në karakter dhe këngë nuk ngjajmë”, u shpeh Anxhela Peristeri