Home TEKNOLOGJI Vetë e zbuluan, por kinezët ndalojnë përdorimin e TikTok për të miturit

Vetë e zbuluan, por kinezët ndalojnë përdorimin e TikTok për të miturit

11

Të miturit në Kinë, mund t’i thonë lamtumirë edhe pjesës të rrjeteve sociale. 

ByteDance, shoqëria krijuese e platformës së suksesshme TikTok, ka deklaruar se të rinjtë nën 14-vjeç nuk do të kenë më mundësi të hyjnë më në versionin kinez

Më të vegjlit do të kalojnë në një version të përgatitur enkas, të fokusuar në art, histori dhe shkencë dhe kompania ka siguruar se do të shtojnë mënyra që të pengojnë mundësinë e falsifikimit të moshës.

Përdorimi i rrjeteve sociale nga ana e të miturve është kthyer në problem social, edhe për fushatën zgjedhore, ku presidenti Xi Jinping që po tenton të mbetet në pushtet duke rikthyer disa parime më konservatore tek shoqëria kineze, dhe duke ulur ndikimin e shfaqjeve perëndimore.