Tierri Henri i ka dhënë fund papunësisë, teksa ditën e sotme është zyrtarizuar se do të jetë pjesë e Belgjikës.
Legjenda franceze, do të jetë pjesë e stafit të kombëtares së Belgjikës, e cila drejtohet nga Roberto Martinez, në Europian. Kujtojmë se Henri rikthehet kështu në stolin e Belgjikës, pasi ka qenë pjesë e tyre nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Në të ardhmen, francezit mund t’i besohet edhe drejtimi i kombëtares belge, pasi prej kohësh flitet se Martinez do të largohet pas Europianit.
Në karrierën e tij si trajner, Henri ka drejtuar dy skuadra, Monako në Francë dhe kanadezët e Montreal Impakt.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)