Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, ka komentuar për herë të parë vendimin për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një sesion pyetje përgjigje në Instagram, modelja ka cekur dhe vendimin e bujshëm Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shprehet se për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, por më e rëndësishmja është shëndeti i njerëzve të dashur, pasi çdo gjë tjetër rregullohet.
Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir
Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.

