
Hulumtimet janë të vazhdueshme, po jo të gjitha lexohen dhe ngjallin interes tek lexuesi. Më poshtë tregohet një hulumtim i interesant, i cili u referohet vetëm meshkujve. Sipas hulumtimit gjatësia e gishtit tregues dhe atij të unazës tregon nivelin testosteronit tek meshkujt.
Gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues
Këtu po flasim për burra të pashëm. Ata janë simpatikë dhe mund të shkojnë mirë me të gjithë. Megjithatë ata janë pak më agresivë dhe impulsivë për të marrë rreziqe.
Gishti i unazës është më i shkurtër se gishti tregues
Meshkujt me këto duar janë shumë të sigurt dhe mund të jenë edhe pak narcisit. Këta njerëz nuk e kanë problem të qëndrojnë shpesh vetëm dhe nuk u pëlqen të shqetësohen. Megjithatë, kur bëhet fjalë për dashurinë, ata janë më pak të sigurt pasi nuk janë ata që bëjnë lëvizjen e parë dhe marrin iniciativën.
Gishti i unazës dhe gishti tregues kanë të njëjtat gjatësi
Kjo tregon shumë! Burrat me këto duar janë ndërmjetës të mirë, shumë besnikë dhe të dashur. Gjithçka është e balancuar. Ata janë të qetë dhe gjithçka shkon në mënyrë perfekte.
