Një 68-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij. Si pasojë, është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al
