Zbardhen detaje nga vetëvrasja e 27-vjeçarës në Kamëz, e cila u hodh nga kati i katërt i një ndërtese, duke gjetur vdekjen. Gjithçka nisi pasi Altin Çoku i publikoi të resë një foto intime në rrjetet sociale. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.
27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.
Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

