E njohur si “Dee”, ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer në moshën 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Ka qenë i ati i saj i cili përme një videoje në “TikTok” ka dhënë lajmin e trishtë. Ai me zemrën e copëtuar tregon se adoleshenta kishte probleme të shëndetit mendor.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që treguat ndaj vajzës sime. Për fat të keq, ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë. Ajo ishte mikja ime më e mirë dhe nuk isha kurrsesi i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Ishte kaq e lumtur, do doja të kishte folur me mua për gjërat që e shqetësonin dhe mendimet e vetëvrasjes. Mund t’ia kishim dalë. Tani vij në shtëpi dhe ti nuk je aty për të më pritur. Duhet të të lë të fluturosh me engjëjt”.- shkruan ai krah një video me fotot e saj.

ora tv