Një gjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kuç të Himarës ku një 32-vjeçar ka vrarë veten më armën e gjahut. Paraprakisht dyshohet se shtetasi me inicialet S.B. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e krimit.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
