Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin Erion Pano, i cili shërbente si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi për shkarkimin e Prokurorit Pano u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzon vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili kishte vendosur të konfirmonte në detyrë prokurorin Pano. Vendim i marrë në 24 nëntor 2022. Ishte Komisionerja Publike, Irena Nino, ajo që gjeti të pabazuar vendimin e KPK-së dhe kërkoi në Kolegj shkarkimin e prokurorit Pano nga detyra për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe mangësitë profesionale.

Në përfundim, trupi gjykues i KPA, me shumicë votash ka vendosur ndryshimin e vendimarrjes së KPK për prokurorin Erion Pano dhe e shkarkoi atë me arsyetimin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.