Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se janë rritur rastet e zbulueshmërisë së krimit në vend. Ai theksoi se Shqipëria bën pjesë në 17 skuadra hetimore të përbashkëta hetimore me vendet e Bashkimit Evropian.

“Trendi i zbulueshmërisë është gjithnjë e në rritje në këtë fushë, falë asistencës edhe të BE-së, po investojmë tek oficerët tanë në teknikat më bashkëkohore. Kemi 17 skuadra hetimore të përbashkëta me vendet e BE-së”, tha Çuçi.

Ai u ndal edhe tek vettingu në polici, ndërsa e cilësoi si një hap të domosdoshëm.

“Vettingu në polici ishte i domosdoshëm. Ta quash të dështuar, unë besoj se është e parakohshme, pasi është një iniciativë madhore dhe është një masë afatgjatë, dhe për këtë qëllim ne bëmë pezullimin e këtij procesi, sepse kishte filluar në të gjithë trupën policore, dhe nuk arrinte qëllimin kryesor për të cilin ishte ngritur”, tha ai.