Lajmi i dhimbshëm që u përhap në Elbasan në prag të kësaj fundjave për ndarjen nga jeta në Spitalin e Traumës të Enea Thomarajt , 29-vjeçarit që mbeti i plagosur gjatë shpërthimit me tritol 3 muaj më parë në lagjen “Haxhias ” të Elbasanit i ka trishtuar të gjithë.
Banorët e Elbasanit e kanë përjetuar mjaft dhimbshëm këtë fatkeqësi e cila shkaktoi një viktimë të pafajshme. Fqinjët e të ndjerit shprehin indinjatën e tyre për faktin se ende pas tre muajsh ngjarja është pa autor dhe se siguria jo rrallë lë për të dëshiruar.
