Është vendi më i bukur që gjendet në qytetin e Elbasanit.Rehabilitimi i sheshit “Valmi” e ka kthyer këtë vend në një oaz të bukur për të kaluar kohën e lirë. Baçja e trëndafilave u konceptua si një projek për të rikthyer traditen e vjetër të Elbasanit, atë të luleve. Me iniciativë të bashkisë së Elbasanit rehabilitimi i këtij sheshi i dha një pamje krejt ndryshe qytetit.
PTashmë ky vend është kthyer në në pikë e cila tërheq edhe vizitorët që vijnë në Elbasan.
Edhe për ata qytetarë të cilet e frekuentojnë këtë vend vazhdimisht rehabilitimi i ka dhënë një pamje shumë të bukur që më parë atyre iu mungonte.
Fillimisht projekti nisi më 100 rrënjë trendafila ndërsa sot janë më shumë se 3000 pasi shumë qytetarë me iniciativën e tyre vijojnë të mbjellin lulet duke i rikthyer Elbasanit traditën shekullore.