Banoret e fshatit Mirake ne Librazhd kane bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd ne proteste pasi gjate ndertimit te rruges nuk eshte parashikuar rruga dytesore qe hyn ne fshat . Rreth 7 mije banore, 5 fshatra te kesaj zone jane izoluar dhe nuk gjejne asnje zgjidhje. Banoret i jane drejtuar ARRSH por pa marre asnje pergjigje per shqetesimin e tyre. Ata deklarojne se do te vijojne protestat deri ne zgjidhjen e problemit duke bllokuar cdo dite aksin nacional. Nderkohe bllokimi i rruges ka bllokuar per rreth 30 min qindra drejtues mjetesh.
