Mes brohërimave dhe duartrokitjeve e thirrjeve në kor ‘Rama ik!’, është pritur sot në qytetin e Beratit, lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Mbështetës të shumtë të PD-së lkanë mbushur rrugën kryesore për të pritur liderin e tyre, Lulzim Basha, i cili zhvillon një takim me qytetarët në prag të zgjedhjeve të 25 prillit

Ai tha se ishte i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje, duke shtuar se ndryshimi i madh po vjen ne 25 prill.

Jam i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje. Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama. Por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, shqiptaret kërkojnë ndryshim.”, tha Basha.

Faxweb.al