Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë sërish qelinë pasi do të jetë i pranishëm në Komisionin parlamentar që heton dy koncensionet, të Sterilizimit dhe Check-upt.

Siç shihet edhe në pamje ish-ministri i Shëndetësisë mbërriti në Kuvend me pranga në duar, por të mbuluara.

Ndërkohë në Komisionin e zhvilluar ditën e djeshme, pati debate dhe akuza mes PD dhe PS.

lir Beqaj ishte planifikuar dëshmitari i fundit ndërsa para tij në Komision ka qenë ish-zv.ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të dy të vendosur nën arrest në gusht të 2023.

/abcnews.al/