Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit me probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë e ftohje. Rastet më të rënduara kërkojnë hospitalizim. Luhatja e temperaturave ka ndikuar në shfaqen e virozave te fëmijët në Elbasan. Mjekja pediatre na njeh me simptomat dhe këshillat për ta përballuar si duhet periudhën e virozave te fëmijët. Mjekët këshillojnë kujdes nga luhatjet e temperaturave dhe konsumim të lëngjeve të freskëta.
Stafi mjekësor i Urgjencës së Elbasanit është duke punuar me staf të plotë për të përballuar rastet e njoftuara për festat e fundvitit. Bluzat e bardha këshillojnë banorët që gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, të mos abuzojnë me pijet alkoolike dhe ushqimet e tepërta, pasi nga eksperienca e viteve te kaluara, rastet kanë qenë të shumta.