Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga festat e fundvitit  dilema e momentit është: festa në shtëpi apo në restorante? Tendenca e viteve të fundit nga shqiptarët është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante dhe kjo duket edhe nga kërkesa e lartë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve jashtw shtwpisw..Në Elbasan një pjesë e mirë e restoranteve janë thuajse të plotësuar për 31 dhejtor. Kevist Kurtina pronar i një restoranti në Elbasan thotë se kërkesa këtë vit për pronotime ka qenë më e lartë se vitet që lam pas.

Por edhe pse mbeten rreth 2 javë nga nata e ndërrimit të viteve vendet e lira janë drejtë fundit pasi Kurtina thotë se kërkesat janë të shumta madje deri në datë 2 Janarë ka qytetarë që tashmë kanë rezervuar.

E veçanta këtë vit mbetet në faktin se ata të cilët do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në Elbasan vijnë kryesisht nga Korça dhe Tirana duke thyer kështu traditën e festimit në qytetin juglindor.

Siç e do tradita edhe mënuja e përgatitur për tryezën festive do të jetë më produkte bio ku nuk do të mungojnë dy ushqimet simbolike të festas së fundvitit si gjeli i detit dhe bakllavaja që do të vijnë të përgatitura nga duart e mjeshtrave të kuzhinës./egnatia news