FNSH kontrolle blic në qytetin e Elbasanit. Në bashkpunim me policinë e Elbasanit, forcat Operacionale dhe Shqiponjat, janë ngritur 3 pika postoblloqesh në qytet. Objektivi kryesor i kontrolleve do te jenë automjetet luksoze, persona te shpallur ne kerkim dhe persona te skeduar me pare nga policia. Sipas burimeve ky operacion ka nisur qe mbremjen e djeshme, ku jane kontrolluar dhe shoqeruar disa persona ne disa ambjente si lokale te cilet policia dyshon qe luhen lojera fati. Aktualisht ne Elbasan jane stacionuar dy grupe FNSH, ku nje grup do te qendroj ne postobllok dhe grupi tjeter do te patrulloje ne qytet i shoqeruar nga Shqiponjat. Postoblloqet e ngritura ndodhen ne Bradashesh dhe tek kthesa e quajtur Kadiu.
Video/FNSH kontrolle blic në qytetin e Elbasanit
222