Siç ishte njoftuar më herët është mbajtur sot mbledhja e parë e komisionit të përkohëshëm hetimor nga antarët e këshillit bashkiak Elbasan të cilët do të zhvillojnë një hetim administativ lidhur me vdekjen e punonjësit të bashkisë Elbasan Eduard Balliu i cili humbi jetën si pasojë e një defekti në mjetin (tip viç/ kosh) me të cilin po punonte për riparimin e disa llampave në lagjen 5 Maji në Elbasan. Mbledhja nuk u zhvillua pasi antarët e komisionit Ilir Sadiku i Partisë Socialiste, Esmeralda Mallosi e PS, Enerieta Ferra e PS dhe Indrit Abdija i partisë së Gjelbër, nuk morën pjesë. Kryetari i komisionit Erion Murataj u shpreh se mungesa e antarëve të PS dhe PGJ tregon mungesë serioziteti për një çështje kaq të njeshme. Murataj i bëri thirrje publikisht antarëve të komisionit që të jenë të pranishëm në mbledhjen e rradhës ose do të përballen me masat ligjore në rast mungese.