Pamjet që po ndiqni tregojnë gjendjen në të cilën ndodhet rruga e fshatit Muriqan prej vitesh. Është një ndër fshatrat më të populluar të bashkisë së Elbasanit ku banorët kanë zgjdhur të mos largohen por pavarësisht kontributit të tyre jetesa në fshat vështirësohet nga mungesa e shërbime. Rruga e fshatit është në gjendje të keqe pasi prej shumë vitesh mungon ndërhyrja. Banorët e fshatit thonë se për ta jetesa këtu është bërë e vështirë për shkak se asnjë investim nuk është bërë për tju lehtësuar jetën edhe pse taksat i paguajnë rregullisht.
Ata thonë se në rrugë nuk është ndërhyrë asnjëherë ndaj ditëve me reshje shiu për të çuar fëmijët në shkollë është sfidë më vete. Shqetësim tjetër i banorëve të Muriqanit mbetet pastrami i kopntenierëve të mbetjeve, ku sipas tyre ka mbi një muaj që plehrat nuk pastrohen.
Duke ndjekur shembullin e fshatrave të tjerë të Elbasanit, banorët i kanë kërkuar ndihmë këshilltarit Erion Murataj që të flasë edhe për problemin e tyre në këshillin bashkiak pasi deri më sot është i vetmi këshilltarë që ka ngritur në mbledhjet e këshillit problemet e verteta të qytetarëve. Banorët e fshatit Muriqan firmosën një peticion ku autorizojnë Muratajn të ndjeki shqetësimin e ngritur nga ta.