Të zhgënjyer e të lodhur nga mashtrimet e 40 viteve të fundit ashtu si pjesa tjetër e fshatit edhe banorët e lagjes Albashaj të fshatit Mamël në Elbasan ngrenë të njejtën problematikë s ai takon investimeve në vendin ku ata jetojnë. Siç është bërë e ditur edhe më parë fshati Mamël ka disa lagje të banuara por asnjëra prej tyre nuk lidhet me tjetrën pasi nuk ka rrugë. Edhe këtu banorët akuzojnë pushtetin vendor se i ka lënë në mëshirë të fatit .
