Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të Diasporës, për votën preferenciale të qarkut të Tiranës.

Nga procesi, garën midis Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit e ka fituar Xhaçka, ndërsa “dueli” midis Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë ka përfunduar me fitoren e Orlando Rakipit.

Dy kandidatet femra të PS Xhaçka e Gjylameti shihen të përqafuara me njëra-tjetrën.