Policia e Elbasanit ka gjetur përgjatë aksit Elbasan-Librazhd një të moshuar rreth 60 vjeç i cili duket se vuante nga probleme të shëndetit mendor. 60 vjeçari i identifikuar si Isa Kllogjeri ishte larguar nga banesa në Librazhd pa njoftuar dhe është hasur nga patrulla e policisë rrugore përgjatë aksit Elbasan-Librazhd.Pasi e kanë ndalur punonjësit e policisë kanë hetuar për familjen e 60 vjeçarit dhe e kanë rikthyer pranë banesës së tij në qytetin e Librazhdit.
