Blogerja, Sarah Berisha, ditën e djeshme ka prishur raportet me DJ PM, pasi sipas saj nuk mund të kenë diçka brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Mbrëmë gjatë debatit mes banorëve, një zarf i bardhë arriti në shtëpi, e që ishte një darkë e vecnatë për dy banorë.
Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM, e refuzoi blogeren për takim dhe u shpreh se nuk dëshiron të dal me asnjëren prej vajzave.
Më pas, ishte aktori, Donald Veshaj që u mundua të qetësoj situatën mes dyshes, duke shkuar tek Sarah dhe pyetur se si e sheh ajo Pajtimin.
Ajo ka rrëfyer se në fillim nuk besonte se mes tyre mund të kishte diçka, por çdo ditë e më shumë ajo po ndihet mirë në shoqërinë e tij.
“Në fillim nuk e shihja dot me atë sy, por tani sa vjen dhe bëhet më e komplikuar. Unë kam frikën e publikut, nëse gjërat nuk funksionojnë atëherë do akuzohem se e bëra për vëmendje dhe për lojë”, tha ajo.
Donaldi nga ana tjetër u përpoq ta inkurajonte atë të ndiqte zemrën dhe t’i jepte Pajtimit një mundësi për tu njohur më shumë me njëri-tjetrin.