Edhe seanca e sotme e këshillit bashkiak të Elbasanit nuk u zhvillua normalisht pasi këshilltarë të opozitës dhe forcave të tjera politike e bojkotuan mbledhejn pasi nuk pranojnë të votojnë për rritjen e çmimit të ujit. Ata i kërkuan kryetarit të bashkisë Elbasan dhe UKE të tërhiqen nga ky propozim i cili sipas tyre nuk ka kourumin e nevojshëm dhe do të rëndoj ekonomikisht qytetarët e Elbasanit.