Duhej të ishin në karriget e tyre për të kryer detyrën për të cilën me mirëbesim qytetarët e Elbasanit i dhanë votën në zgjedhjet e 14 majit po asnjëri prej tyre nuk u paraqit në komisionin hetimor të ngritur për të hetuar vdekjen në vendin e punës si pasoje e një defekti në mjet të punonjësit të bashkisë Elbasan, babait të dy fëmijëve Eduard Balliu. Edhe pse ishin njoftuar ditë më parë për mbledhjen antarët Ilir Sadiku i Partisë Socialiste, Esmeralda Mallosi e PS, Enerieta Ferra e PS dhe Indrit Abdija i partisë së Gjelbër, antarë të këshillit bashkiak të Elbasanit e njëkohësisht antarë të komisionit të përkohshëm hetimor nuk dijnuar të vinin në mbledhje as për të nderuar kujtimin e puntorit që punoi për 24 vite në ndërmarrjen e shërbimeve publike.
Antarja e këshillit bashkiak të Valbona Balliu, njëkohësisht e afërme e të ndjerit u shpreh mes lotësh e indinjuar dhe e keqardhur që në mbledhje nuk u paraqitën antarët e PS të cilët duhet të ishin të pranishëm për të dhënë kontributin e tyre në zbardhen e kësaj ngjarje të rëndë.
Eduard Balliu humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës duke i shërbyer Elbasanit, ai la pas dy fëmijë të cilët edhe sot pas 4 muajsh nga humbja e babait të tyre kanë ende shumë pikëpyetje mbi aksidentin e rëndë dhe me të drejtë kërkojnë të dijnë të vërtetën. Vlenë për rikujtesë së çdo antar i këshillit bashkiak, veç detyrës ligjore ka edhe një detyrë morale përpara qytetarëve të Elbasanit të cilët i besuan votat me shpresën se një ditë kur ata të kishin nevojë këta antarë do të ngrinin zërin për ta e jo të fshiheshin në zyrat e tyre.