Në terren për të parë nga afër situatën me rrugët ka dal kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj. Murataj ka evidentuar akset të cilat shfaqin më tepër probleme duke i bërë thirrje institucioneve përkatëse të gjenden në kontakt me banorët dhe të jenë në gadishmëri për ndërhyrje pasi shumë situata mund të kthehen të rrezikshme.
Antari i këshillit bashkiak Erion Murataj ka bërë një thirrje edhe për qytetarët e elbasanit të cilët për arsye turizmi udhëtojnë drejtë zonave malore për të treguar kujdes dhe të pajisen me zinxhirë pasi në rrugë ka prani akulli dhe inertesh. Aktualisht qyteti i Elbasani është përfshirë nga erëra të forta të cilat kanë dëmtuar edhe pemët decorative në qytet.