Pas më shumë se 30 vitesh pritje që rruga e vetme e fshatit të tyre të rregullohej banorët në Mamël të kurajuar nga kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj, morën në dorë fatin e tyre. Me përkrahjen e pakushtëzuar të Muratajt i cili u gjend pranë tyre sa herë që këta banore e kërkuan , ata përveshën mëngët dhe e rregulluan vetë rrugën e fshatit e cila ishte e pakalueshme. Ajo që 3 javë më parë ishte një rrugë që zor se kalonte traktori sot është e kalueshme lehtësish me automjete të zakonshme. Banorët e fshatit Mamël shprehen shumë të lumtur që pas kaq shumë vitesh pritje, punën që duhet ta bënte bashkia e Elbasanit e bën vetë. Ata nuk harrojnë të falenderojnë antarin e këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj që nuk i la vetëm në këtë sfidë.
Edhe pse ka ende punë për të bërë rruga e fshatit tashmë është e sistemuar si asnjëherë më parë dhe kjo i ka gëzuar pamasë këta banorë.