Një person i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri Romeo Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në lagjen 16 të qytetit të Korçës, afër xhamisë së re.
