Sot, të rinj nga Europa, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar përpara Kryeministrisë kundër marrëveshjes për emigrantët mes vendit tonë dhe Italisë.

Aktivistët shqiptarë dhe të huaj janë mbledhur për ta kundërshtuar marrëveshjen, e cila parashikon ndalimin e emigrantëve nga vendet e Treta në Shqipëri, përpara riatdhesimit të tyre

Kjo iniciativë është pjesë e një lëvizjeje të gjerë të promovuar nga Rrjeti kundër Burgosjes së Emigrantëve, duke bërë thirrje për rrezikun nga praktika të tilla.https://www.youtube.com/embed/eKM6O627ORg?feature=oembed

Qasja e ndjekur në marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, sipas tyre, përbën kërcënim për lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për azil, dy liri themelore për demokracinë europiane.

(Balkanweb)