Kryetari i Partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit Z.Erion Murataj organizoi takimin e rradhës me strukturat e PSD në këtë qark.Gjatë takimit u diskutuan një sëtë çështesh të cilat do të jenë në fokus të PSD gjatë këtij viti, çështje të cilat lidhen me mirëqënien socio-ekonomike të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij Murataj falenderoi së pari të gjithë ata njerëz që besuan në misionin e PSD përgjatë një viti duke premtuar se mbështetja për ta do të vijojë edhe përgjatë rrugës në zgjedhjet e 2025, ku PSD do të garojë për mandat në Elbasan.
Gjatë fjalës së tij Murataj vlerësoi filozofinë e Socialdemokratëve e në veçanti të kryetarit Tom Doshi për mënyrën sesi kjo parti shkon drejtë zgjedhjeve të 2025.
Për sekretarin e përgjithshëm të PSD Ilirjan Hoxha tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të ndryshojnë formën e qeverisjes.
Sekretari organizativ i PSD i pranishëm ne mbledhjen e zhvilluar u shpreh se një nga synimet e kësaj force politike është ta kthejë PSD në një factor të rëndësishëm të drejtimit të vendit.
Në mbyllje të takimit u vendosën disa nga pikësynimet që u propozuan nga të pranishmit për rrugën drejtë zgjedhjeve të .2025