Vuajnë gjithë vitin për të nxjerrë në treg prodhimin e tyre por sakrificat kur vjen momenti i daljes në treg nuk ia vlen. Fermerët e Elbasanit , ata të cilët kanë kultivuar qershi këtë vit janë të kënaqur me prodhimin e bollshëm dhe cilësor por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët i daljes në treg i ka sjellë probleme .
Siç duket edhe nga pamjet platacionet e qershisë janë plot me fruta por për ti shitur është berë e vështirë. Fermerët thonë se zgjohen që me natë për tu
Aktualisht fermerët e nxjerrin qershinë me çmim shumice nga 50-70 lekë që për ta është shumë e ulët.
Vështirësitë janë të mëdha për fermerët që i kultivojnë por shqetësim gjatë viteve të fundit është bërë edhe mungesa e fuqisë puntore pasi të rinjtë kanë emigruar .
Por pavarësisht se tregu nuk është i kënqshëm ata thonë se nuk do të heqin dorë nga kultivimi i qershisë të cilën e konsiderojnë trashëgimi nga të parët.
Elbasani ka një terren të favorshëm s ai takon kultivimit të qershive ndaj shumë fermerë e rrisin këtë pemë. Cilësia e këtij fruti mbetet e kategorisë së parë s ai takon shijes për shkak edhe të terrenit në të cilin rritet. Çdo vit vetëm në një fshat të Elbasanit prodhohen rreth 700 ton qershi dhe sasia e lartë e prodhimit nuk ka sjellë qershi të lira për konsumatorin, sepse qershitë në tregjet e qytetit tregëtohen më çmime dyfish më të larta./EGNATIA NEWS