
Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.
Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 43-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.
Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë.
E ftuar në shfaqjen e 30 Prillit, në “Portokalli” do të jetë Egli Tako ku do ta shohim totalisht ndryshe.
