Erion Murataj PSD

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Gjirokastër, ku ka bërë inspektimin e punimeve. Rama u njoh nga drejtuesit e këtij projekti se deri në çfarë fazë kanë arritur punimet dhje kur pritet që të pëfundojnë.

Godina e cila ishtë e rrënuar që do të rilindë me të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë. Ajo është 4 kate dhe do të jetë në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut të Gjirokastrës.

Rikonstruksioni i godinës së këtij spitali do të mundësojë transformimin e ambienteve për mjekët dhe infermierët si dhe do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët e Gjirokastrës.