Erion Murataj PSD

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga takimi me emigrantët në Athinë, që mbajti pasditen e së dielës.

“Mirëmëngjes dhe me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama krahas videos ku përshëndetet dhe mirëpritet me flamuj shqiptarë nga emigrantët.

Kreu i qeverisë iu kërkoi votën emigrantëve për të marrë pasaportën evropiane. Ai tha se pasaporta shqiptare e BE do t’i japë fund pritjes së tyre për dokumente greke, duke u trajtuas si të barabartë mes të barabartëve në të gjithë kontinentin evropian. 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F2302352800137058%2F&show_text=false&width=267&t=0